‘’Dosjet e nxehta’’ ende në pritje, Gjykata Kushtetuese nis punën

20 Janar 2021 | 15:47

Gjykata Kushtetuese do të nisë shqyrtimin e çështjeve në seancë plenare më 26 janar, ku është parashikuar të shqyrtohet padia e Gjykatës së Tiranës, lidhur me shfuqizimin e dy togfjalëshave në nenin 453 të Kodit të Procedurës Penale. Bazuar në kalendarin e publikuar nga vetë Gjykata Kushtetuese, në muajin shkurt pritet të shqyrtohen në seancë plenare 6 çështje të tjera.

Padia e Shoqatës “Pronësi me Drejtësi” për shfuqizimet e disa neneve në ligjin “Për trajtimin e pronës” është çështja e dytë në radhë për të vijuar me paditë e disa qytetarëve për moszgjidhjen e çështjeve në Gjykatën e Lartë ku palë janë Enti Kombëtar i Banesave dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave.

Mesin e shkurtit, Gjykata Kushtetuese parashikon të shqyrtojë edhe paditë e ish-gjyqtarit Tunxh Vatnikaj që kërkon të rikthehet në sistem si dhe ekstradimin e shtetasit nga Kosova, Jakip Smaili. Çështja tjetër që është bërë publike për t’u shqyrtuar nga gjykata kushtetuese, i përket padisë së kontrollit të lartë të shtetit, ku ky institucion kundërshton ligjin e qeverisë që i detyron të auditojnë një herë në vit 61 bashkitë e vendit.

Ndërkohë që kalendari i seancave parashikon shqyrtimin e këtyre çështjeve deri më 18 shkurt nuk dihet ende se kur do të shqyrtohen çështjet e nxehta si padia për zgjedhjet e 30 qershorit, ligji për Teatrin Kombwtar, Kodi Zgjedhor apo mosmarrëveshjet për kompetencat e Presidentit lidhur me dekretimin e ministrave.

Në total, Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë në stok prej 140 dosjesh ndërsa në mbledhjen e gjyqtarëve më 8 janar u bë me dije se kalendarin i çështjeve do të caktohej duke pasur parasysh jo vetëm rendin kronologjik të çështjeve të mbartura, por edhe natyrën dhe rëndësinë e tyre. Një dit më parë ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi një takim me kryetaren në detyrë, Vitore Tusha, ku theksoi se ajo ka përgjegjësinë të drejtojë gjykatën në trajtimin e çështjeve të rëndësishme duke shprehur kështu se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një mbështetës i fortë i reformës në drejtësi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026