Dështojnë bisedimet për grurin, Erdogan s’e bind dot Putin

5 Shtator 2023 | 13:45

Bisedimet mes presidentit rus dhe atij turk për ripërtëritjen e akordit të grurit kanë dështuar. Marrëveshja, nga e cila Moska u shkëput në korrik, i lejoi Ukrainës dhe Rusisë të eksportonin drithëra pa rrezikun që anijet e tyre të sulmoheshin.

Por Vladimir Putin prej kohësh është ankuar se Perëndimi nuk përmbush detyrimet. Tani, ai ka deklaruar se akordi mund të ripërtërihet vetëm kur kjo të ndodhë.

“Sikurse e kam thënë më shumë se një herë, Rusia u detyrua ta merrte atë vendim pasi vendet e Perëndimit bllokuan dhe vazhdojnë të bllokojnë përmbushjen e marrëveshjes së drithërave, në aspektin që nuk lejojnë aksesin e produkteve agrikulturore ruse në tregun global. Kaq e thjeshtë është; ata refuzojnë të heqin sanksionet për eksportin e grurit tonë, refuzojnë të rifillojnë shpërndarjen e produkteve tona, të heqin pengesat logjistike, rifillimin e shërbimeve bankare dhe sigurimin për furnizimet ushqimore”, tha Putin.

Putin tha gjithashtu se Rusia është pranë finalizimit të furnizimit falas me grurë për 6 vende afrikane, por Recep Tayyip Erdogan, që ndërmjetësoi akordin e detit të Zi, theksoi se pakti në fjalë mbetet zgjidhja e vetme.

“Propozimet alternative të sjella në agjendë nuk ofrojnë një model të sigurt dhe të qëndrueshëm të bazuar tek bashkëpunimi mes palëve, siç ofronte akordi i detit të Zi”, u shpreh Erdogan.

Rusia dhe Ukraina janë mes eksportueseve më të mëdha të grurit në botë dhe marrëveshja është jetike për sigurinë ushqimore në vendet në zhvillim.

Erdogan tha se Turqia dhe OKB kanë plotësuar një draft me propozime dhe se përpjekjet për të bindur Putin për t’i pranuar ato do të vazhdojnë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026

Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve

Komisioneri i Policisë Metropolitane të Londrës, Mark Rowley, ka njoftuar planet për rritjen e përdorimit të dronëve dhe teknologjisë së njohjes së fytyrës në të...
19:34 | 24/06/2026