Eugena Tomini emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë
21 Janar 2021 |
13:21
Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, njëkohësisht shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik është emëruar zëvendësministre e Shëndetësisë.
Znj. Tomini bëhet zëvendësministrja e katërt në Ministrinë e Shëndetësisë, bashkë me Bardhylka Kospiri, Mira Rakacolli dhe Albert Nikolla.
Pak kohë më parë pati të tjera ndryshime në qeverinë Rama, pas largimit të Gent Cakaj nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në krye të të cilës u emërua Olta Xhaçka. Ndërkohë, në krye të Ministrisë së Mbrojtjes u emërua Niko Peleshi.
Ndërkaq, në krye të Ministrisë së Brendshme, në vend të Sandër Lleshaj u emërua Bledi Çuçi, ndërsa Milva Ikonomi zëvendësoi këtë të fundit në krye të Ministrisë së Bujqësisë.
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta