Tifozët e Partizanit dhe Tiranës përleshen pranë “Elbasan Arena”
Tifozët e Partizanit dhe Tiranës janë përleshur gjatë zhvillimit të ndeshjes për javën e 15 të Superligës.
Episodet e dhunës kanë ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku edhe po luhet ky takim për shkak se Arena Kombëtare është kthyer në ambient për vaksinimin anti covid.
Fanatikët e dy tifozerive kanë nisur përleshjet me njëri-tjetrin pak minuta para se të niste ndeshja.
Gazetari Eni Ferhati raporton se dhuna ka ndodhur jashtë stadiumit të Elbasanit dhe gjithçka ka ndodhur pranë efektivëve të policisë.
I dëmtuar nga përleshja është dhe një lokal pranë stadiumit ndërkohë që një automjet ka rrezikuar që të përfshihet nga flakët.
Kjo pasi tifozët hodhën fishekzjarrë dhe flakadanë në drejtim të njëri-tjetrit. Policia ka shoqëruar mbi 10 persona.
Në fushën e lojës, Partizani arriti të fitonte takimin me gol të Cinarit shtatë minuta para përfundimit të kohës së rregullt.
Me këto tre pikë, Partizani ngjitet në vendin të dytë me 26 pikë po aq sa ka edhe Teuta e vendit të tretë. Në krye qëndron Vllaznia me 35 pikë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta