Sondazhi i jep PS 41.8% të votave, PD me 28.2%, LSI 10.3% – Barometri Politik
Nën drejtimin e gazetares Ilva Tare, Euronews Albania ka publikuar sot sondazhin e parë për prirjen e votës së shqiptarëve në zgjedhjet e 25 prillit. Sondazhi është kryer nën udhëheqjen e kompanisë MRB, një nga më të mirënjohurat ndërkombëtarisht në fushën e sondazheve.
Sondazhi i parë për zgjedhjet e 25 prillit tregon se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, 41.8% do të votonin për Partinë Socialiste, 28.2% për Partinë Demokratike, 10.3% për Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe PDIU 1.5. Kurse të pa identifikuar janë 16.1%.
Bashkimi i të gjitha partive opozitare do t’i kthente zgjedhjet e prillit në një garë kokë më kokë mes pozitës dhe opozitës, zbuloi sondazhi i Euronews Albania.
Opozita e Bashkuar do të merrte 42.7 për qind të elektoratit, ndërsa Partia Socialiste do të merrte 44% të votave.
Të pavendosurit janë në masën 7.4 për qind, ndërsa ata që nuk do të votojnë përllogariten në masën 4.6 për qind.
Sondazhi zbuloi gjithashtu se shqiptarët janë të pakënaqur me gjendjen ekonomike të vendit, ndërsa shqetësohen nga papunësia, korrupsioni dhe emigracioni.
Ky ishte sondazhi i parë nga 5 sondazhe në total që do të zhvillohen periodikisht deri në ditën e zgjedhjeve.
Ndiqni diskutimin e plotë:
Lexoni gjithashtu:
PS do të fitonte zgjedhjet nëse do të mbaheshin sot
Bashkimi i opozitës do t’i kthente zgjedhjet e 25 prillit në një derbi me PS
Papunësia, korrupsioni dhe emigracioni – shqetësimet kryesore të shqiptarëve
Shumica e shqiptarëve e shohin si të keqe gjendjen e ekonomisë në vend
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq