Polonia do të zgjasë ndalesën për importet e drithërave ukrainase
Qeveria polake të martën është pajtuar që të zgjasë ndalesën ndaj importeve të drithërave ukrainase në mënyrë të njëanshme, edhe nëse kufizimet aktuale të Bashkimit Evropian skadojnë më 15 shtator.
“Pavarësisht vendimit të ri të Komisionit [Evropian], ne nuk do të hapim kufirin për drithërat ukrainase pas asaj date”, tha Qeveria përmes një deklarate.
Në deklaratë u tha se Qeveria e Polonisë po shikon mundësinë që të zgjasë ndalimin në nivel të BE-së, por nëse nuk ndodh kjo, atëherë vendimi do të vlejë vetëm për shtetin polak.
“Nëse Brukseli nuk e mban embargon, ne do t’i vendosim vetë këto masa… Interesat e zonave rurale të Polonisë janë më të rëndësishme për ne”, tha Qeveria.
Konflikti në Ukrainë dhe problemet me eksportet e drithërave ukrainase përmes Detit të Zi ka bërë që BE-ja të shndërrohet në një rrugë të rëndësishme për transit dhe një destinacion për eksportet e drithërave ukrainase, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Në qershor, BE-ja u pajtua të kufizonte importet e drithërave nga Ukraina pasi pesë shtete të bllokut morën masa për të mbrojtur fermerët e tyre, të cilët u ankuan se importet ukrainase po shiteshin me çmim shumë më të lirë në tregjet lokale.
Pesë shtetet janë Bullgaria, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Sllovakia.
Këto shtete kanë kërkuar që kufizimet, që skadojnë të premten, të zgjaten.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta