Franca ndalon shitjen e këtij modeli të iPhone, shkak rrezatimi i lartë

14 Shtator 2023 | 14:07

Franca ka urdhëruar kompaninë Apple të ndalojë shitjen e iPhone 12 për shkak të emetimit të tepërt të rrezatimit elektromagnetik. Mbikëqyrësi francez i tha gjithashtu gjigantit të teknologjisë që të rregullonte edhe telefonat ekzistues.

Autoriteti francez e ka këshilluar Apple që nëse nuk mund ta zgjidhë problemin nëpërmjet një përditësimi të softuerit, duhet të tërheqë çdo iPhone 12 të shitur në vend. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar edhe më parë të zbusë frikën rreth rrezatimit të emetuar nga telefonat celularë. Ajo thotë në faqen e saj të internetit se nuk ka asnjë provë për të arritur në përfundimin se ekspozimi ndaj fushave elektromagnetike të nivelit të ulët është i dëmshëm për njerëzit.

IPhone 12 u publikua  për herë të parë në shtator 2020 dhe ende shitet në mbarë botën. Në një reagim për mediat Apple tha se po kundërshtonte vendimin e autoriteteve franceze dhe se i kishte ofruar rregullatorit rezultatet laboratorike nga vetë gjigandi i teknologjisë dhe palët e treta, të cilat tregojnë se pajisja është në përputhje me të gjitha rregullat përkatëse. Ai tha se iPhone 12 u lejua në mbarë botën pasi është në përputhje me rregullat për nivelet e rrezatimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026