Zbardhet lista me 47 të dënuar në Kosovë

23 Janar 2021 | 16:17

Emrat e kandidatëve që janë gjetur të papërshtatshëm për të kandiduar për deputet të Kosovës, janë bërë publike.

Refuzimi i Lëvizjes Vetëvendosja, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe Nismës Social-Demokrate për të zëvendësuar kandidatët e kontestuar, ka sjellë rrëzimin në tërësi të listave emërore që këto parti kanë paraqitur në KQZ.

Zhvillimet e ditës së djeshme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, kanë qenë mjaft dramatike dhe të tensionuara e në fund disa parti politike e lista zgjedhore nuk u certifikuan për zgjedhjet e 14 shkurtit. Por, pavarësisht se nuk janë certifikuar, deri të shtunën në mesditë asnjë ankesë nga subjektet politike nuk ka mbërritur në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryesuesi i sekretariatit në PZAP, Mul Desku. Ai tha se në këtë institucion nuk ka mbërritur asnjë ankesë.

Ndërkohë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka bërë publike edhe listën e 47 kandidatëve për deputet që nuk lejohet të vazhdojnë garën e 14 shkurtit, pasi kanë marrë një dënim brenda tre viteve të fundit.

Komisioni Qendror Zgjedhor, nuk ka certifikuar në tërësi listën e Lëvizjes Vetëvendosje, listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe Nismës Socialdemokrate. Kjo për arsye, se këto parti nuk kanë pranuar që të heqin nga listat personat që Këshilli Gjyqësor i ka certifikuar si të papërshtatshëm për t’u zgjedhur.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka sqaruar se menjëherë pas përgjigjeve të marra nga Këshilli Gjyqësor, i ka dërguar listën e kandidatëve të papërshtatshëm secilës parti, duke e lënë në dorën e tyre heqjen apo jo nga gara të kandidatëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026