AAK mbron kandidatët, regjistrohet ankesa e parë kundër përjashtimeve të KQZ-së
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar listën e kandidatëve të kësaj partie, për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Mos-certifikimi nga KQZ është bërë për shkak se AAK-ja nuk i ka zëvendësuar emrat e kandidatëve në lista që sipas Këshillit Gjyqësor të Kosovës (GJK) kanë pasur dënime për vepra penale në tri vitet e fundit.
Kushtrim Xhemajli nga zyra për informim të AAK-së konfirmoi se ankesa është dorëzuar pasditen e së shtunës.
Pritet që edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma Socialdemokrate të dorëzojnë ankesën e tyre në PZAP për çështjen e njëjtë, mirëpo deri më tani nga selitë e tyre nuk ka pasur ndonjë njoftim për këtë çështje.
Lexoni gjithashtu:
Verifikimi i votuesve të diasporës, aplikuan për votë 150 mijë emigrantë
Ambasadori Dedaj thirret në Hagë, Jam i gatshëm të dëshmoj luftën e drejtë dhe çlirimtare të UÇK-së
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta