Biden do të presë Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme
Presidenti amerikan, Joe Biden do të presë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme, pas asamblesë së OKB-së. Këtë e raporton agjencia Bloomberg, duke cituar disa burime. Biden dhe Zelensky u takuan për herë të fundit personalisht në maj në G7 në Japoni.
Kjo do të jetë hera e dytë që Zelensky viziton Shtëpinë e Bardhë. Ai ishte për herë të fundit në Uashington në dhjetor 2022. Udhëheqësi ukrainas do të udhëtojë fillimisht në Nju Jork në fillim të javës që vjen për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, tha personi i njohur me planet e tij.
Zelensky ka kërkuar mbështetje të vazhdueshme nga SHBA për luftën në Ukrainë, duke përfshirë raketat me rreze të gjatë veprimi që administrata amerikane thuhet se po shqyrton t’i sigurojë.
Biden i ka kërkuar Kongresit të sigurojë 24 miliardë dollarë për luftën në Ukrainë dhe kostot e lidhura me të.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet