Ramush Haradinaj përmend sërish referendumin për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

24 Janar 2021 | 20:40

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka qenë sot në Pejë, ku dhe ka mbajtur një takim me drejtuesit e OVL të UÇK-së në Dukagjin.

“Vizitën e sotme në Pejë, e përmbylla me takimin me drejtuesit e OVL të UÇK-së në Dukagjin, bashkëluftëtarë të mi në Z.O. të Dukagjinit gjatë Luftës Çlirimtare”, ka shkruar Haradinaj.

Ish-kryeministri i Kosovës i është rikthyer sërish idesë për mbajtjen e referendumit për bashkim me Shqipërinë, nëse Kosova do vijojë të mbetet e bllokuar në rrugën e saj euroatlantike.

“I falënderova për punën e tyre në rindërtimin e vendit dhe angazhimin e vazhdueshëm në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të luftës. Fola për rëndësinë e Kosovës në NATO dhe mundësisë së referendumit për bashkim me Shqipërinë, nëse vendi jonë mbetet i bllokuar edhe në vitet e ardhshme”, shtoi ai.

Ai shtoi se lista e kandidatëve për deputetë e Aleancës për 14 shkurtin, përfshin edhe udhëheqës të luftës, luftëtarë e familjarë të dëshmorëve.

Më tej z. Haradinaj ka shkruar se tani është koha për të marrë vendime të guximshme për të ardhmen e Kosovës dhe qytatarëve të saj.

“Tani është koha për vendime të guximshme për vendin, ekonominë dhe sigurinë e tij. Koha për unitet e bashkim në tejkalimin e krizës dhe ecjen përpara”, shtoi ai.

Lexoni gjithashtu: 

Deklarata e Haradinajt për bashkim të Kosovës me Shqipërinë, Ministria e Jashtme ruse: Provokim i radhës

Deklarata e Haradinajt për “Shqipërinë e Madhe”, Vuçiç: Do përgjigjemi në mënyrë adekuate

Haradinaj: Nëse nuk ndryshon qasja e ndërkombëtarëve ndaj Kosovës, do kërkoj bashkim me Shqipërinë

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026