1 vit nga vdekja e Mahsa Amini, priten protesta masive

15 Shtator 2023 | 22:39

Bota e zbuloi se diçka serioze po ndodhte në Iran përmes rrjeteve sociale. Gra të zemëruara dogjën hixhabët e tyre dhe lanë flokët të ekspozuara në shenjë sfide ndaj regjimit teokrat, pas vdekjes së Mahsa Amini, një vajzë e re që ndërroi jetë pasi u arrestua nga policia pasi kishte veshur gabim velon islamike.

Ngjarja ndodhi më 15 shtator 2022. Protestat u përhapën si zjarre mes të rejave, të lodhura nga shtypja e regjimit. Autoritetet iu përgjigjën sfidës duke kufizuar aksesin në internet dhe në rrjetet sociale.

Regjimi akuzoi Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe agjentët e tyre se kishin sajuar protestën. Nga ana e tij, Perëndimi forcoi sanksionet, ndërsa autoritetet iraniane treguan forcën duke mbledhur disa mijëra njerëz në Teheran për të mbrojtur përdorimin e detyrueshëm të hixhabit.

Por lëvizja protestuese u zgjerua dhe parulla “Gra, jetë liri” dëgjohej në çdo kënd të vendit. Regjimi u zotuar t’ua mbyllte gojën grave përmes forcës, edhe duke qëlluar ndaj protestuesve në disa raste.

Në javët që pasuan u regjistruan qindra vdekje, përfshirë nga radhët e forcave të sigurisë, ndërsa disa dhjetëra mijëra persona u arrestuan. Disa protestues u dënuan me vdekje për pjesëmarrjen në manifestime.

Në shkurt, qeveria dërgoi sinjale lehtësimi dhe shpalli një amnisti të paprecedent. Ndërkohë, nxënëse të shkollave të ndryshme ranë pre e sulmeve me gaz toksik. Shumë prej tyre fajësuan dorën e hekurt të regjimit, që megjithatë i dënoi ashpër rastet.

Sidoqoftë, represioni hyri në fuqi dhe intensiteti i protestave u zbeh me kalimin e kohës. E vendosur të rivendostet përdorimin e vellos në publik, qeveria forcoi ligjet dhe riktheu patrullat e së ashtuquajturës policia e moralit.

Në rrugët e Iranit ka ende gra që ecin pa vellon dhe kujtimi i Mahsa Aminit mbetet i gjallë. Qeveria ka dyfishuar sërish praninë e policisë për të parandaluar rikthimin e protestave, kur bëhet përvejtori i parë i vdekjes së saj. 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026