Chelsea shkarkon trajnerin Frank Lampard

25 Janar 2021 | 11:49

Fitorja 3-1 ndaj Lutonit në Kupën e Federatës nuk ka mjaftuar për trajnerin e Chelsea-it, Frank Lampard për të shpëtuar postin e tij si trajner.

Klubi i “Bluve të Londrës” zyrtarizoi mesditën e së hënës shkarkimin e 42-vjeçarit tetëmbëdhjetë muaj pasi pati marrë drejtimin e skuadrës.

Shkarkimi vjen një javë pas humbjes turpëruese 2-0 përballë Leicester-it çka e rrëzoi në vendin e 9-të në renditje, 11 pikë larg Manchester United-it të vendit të parë.

Në vend të Lampard, shtypi britanik ka spekuluar për një angazhim të mundshëm të gjermanit Thomas Tuchel, i cili pak muaj më parë u largua nga drejtimi i Paris Saint-Germain.

Kur u angazhua në korrik të vitit 2019, Lampard nënshkroi kontratë tre-vjeçare dhe zëvendësoi në këtë detyrë italianin Maurizio Sarri.

Në sezonin e tij të parë Lampard i drejtoi blutë drejt vendit të katërt dhe një finaleje të Kupës së Federatës (FA).

Prej 12 dhjetorit blutë kanë pësuar pesë humbje në tetë ndeshje.

Fillimisht Lampard nuk mundi të transferojë lojtarë për shkak të një dënimi që kishte Chelsea-i, por më pas shpenzoi mbi 250 milionë euro për 7 lojtarë, si Ben Chilwell apo Kai Havertz. Kjo ishte shuma më e madhe e parave shpenzuar ndonjëherë në nisje sezoni që prej vitit 2017.

Po kështu në statistikat e përgjithshme Lampard figuron më poshtë se trajnerët e tjerë që kanë drejtuar Chelsea-in. Ai ka mundur të mbajë një mesatare prej 1.67 pikësh për ndeshje, ndër më të paktat e periudhës së Roman Abramovich – vetëm Andre Villas-Boas ka pasur përqindje më të ulët fitoresh 47.5% krahasuar me Lampard, 52.4%.

Trajnerë të tjerë si Jose Mourinho, Antonio Conte, Maurizio Sarri, Carlo Ancelotti apo Claudio Ranieri, kanë pasur që të gjithë mbi 60% fitore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026