Takimi në Stamboll, Enri Hide skanon mosmarrëveshjet: Turqia doli e humbur në këtë rast

25 Janar 2021 | 15:53

Këtë të hënë, në Stamboll, u mbajt takimi mes udhëheqësve të Greqisë dhe të Turqisë në përpjekje për të ulur tensionet e shtuara pas përplasjeve mes dy vendeve për ujërat territoriale në Mesdheun Lindor. 

Nga takimi i zhvilluar për gati tre orë nuk ka detaje të zbuluara zyrtarisht si nga Athina ashtu edhe nga Ankaraja. Ky takim vjen pas të paktën 5 vitesh te tensionuara mes dy vendeve. Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Enri Hide nga studioja e Euronews Albania tha se nuk shikon asnjë të re nga takimi i dy vendeve. Sipas tij, takimi i sotëm ishte takim informal.

“Fatkeqësisht në stadin ku ndodhen nuk ka asgjë të re. Pra, është një ndër takimet mes shumë takimeve, të cilat herë kanë vijuar me intensitet dhe herë intensiteti është zbehur në kohë. Nuk janë gjë tjetër, por janë takime informale jo të detyrueshme për palët”, tha ai.

Ai thotë se ky takim i palëve në Stamboll mund të cilësohet si një takim, i cili në thelb nuk ka asgjë të re.

“Është një takim eksplorues i të dyja palëve. Është një takim për të përcaktuar agjendën. Nuk mund të mendojmë asgjë më tepër për këtë takim se sa procesi i caktimit të agjendës në të dyja shtetet. Ky është një rikthim te dialogu për hir të dialogut”, tha ai.

Por pavarësisht ecurisë së dialogut, eksperti thotë se Turqia del e humbur në këtë rast në raport me diplomacinë greke.

“Janë shumë çështje në marrëveshje, është e pamundur të parashikosh se sa kohë mund të zgjasin (bisedimet). Mund të zgjasin me vite ose me dekada. Turqia ka humbur në këtë rast pasi ka tentuar të afrohet më shumë te BE-ja. Unë mendoj se një nga instrumentet që ka përdorur diplomacia greke historikisht dhe është një gjë që s’e kanë fshehur është joshja e Bashkimit Evropian. Ajo synon të krijojë një koalicion të brendshëm me pikat kyçe dhe vendet kyçe të BE-së për të vendosur praktikisht Turqinë brenda një suaze evropiane së brendshmi. Kjo është shpresa e vetme e Greqisë”, shtoi ai.

Lexoni gjithashtu: 

Përfundon raundi i parë i takimit Greqi-Turqi në Stamboll

Nisin bisedimet greko-turke, eksperti turk flet për sfondin historik të konfliktit dhe rolin e Tiranës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026