Pandemia rrit papunësinë, kufizimet mbi bizneset dhe jetën publike shkatërruan punësimin 

25 Janar 2021 | 18:09

Organizata e Kombeve të Bashkuara për punësimin, ILO, botoi raportin e saj të shtatë për krizën e coronavirusit që nga marsi i vitit të kaluar.

Sipas këtij raporti, gjatë vitit të fundit në rang botëror u mbyllën katër herë më shumë pozicione punësimi sesa gjatë krizës financiare globale të vitit 2009.

Sipas vlerësimeve të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, kufizimet mbi bizneset dhe jetën publike shkatërruan 8.8% të gjithë orëve të punësimit në të gjithë botën. Kjo gjë është ekuivalente me 255 milionë vende pune me kohë të plotë.

Drejtori i përgjithshëm i ILO-së, Guy Rider, u shpreh që ‘kjo ka qenë kriza më e ashpër për punësimin që nga kriza ekonomike e vitit 1930’. Si pasojë e gjithë kësaj, kemi pasur humbje masive në tregun global të punës në shifra 3.7 trilionë dollarë, e cila përbën 4.4% e të gjithë Prodhimit të Përgjithshëm Bruto në nivel botëror.

Të dhënat e ILO-së tregojnë se gratë dhe të rinjtë janë më të prekurit, ndërkohë që sektorët më të goditur janë sektori i akomodimit, shërbimeve të ushqimit, shitjet dhe prodhimet industriale.

Në raportin e ILO-së veçanërisht shqetësues është fakti që 71% e punëve apo 81 milionë vende pune janë humbur si pasojë e mosaktivitetit.

Por, ka edhe një lajm të mirë. Sipas drejtorit të përgjithshëm të ILO, ka shenja të një rikuperimi të mundshëm. 

“Sidoqoftë, gjithë skenarët tregojnë që humbja e orëve të punës do të vazhdojë, në fjalë të tjera humbjet financiare dhe sociale për miliona njerëz do të vazhdojnë përgjatë vitit 2021 dhe përtej këtij viti”, – tha drejtori i përgjithshëm i ILO-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet

Organi ndërkombëtar që mbikëqyr procesin e paqes në Bosnjë nuk arriti të binte dakord të enjten për një kandidat për një të dërguar të ri...
20:16 | 04/06/2026

Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt

Presidenti rus Vladimir Putin iu përgjigj të gjitha pyetjeve të hapura në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare të Rusisë, ndërsa foli me gazetarët që mbulonin forumin...
20:13 | 04/06/2026

Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov iu referua deklaratave të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Marco Rubio në mbështetje të Ukrainës, duke thënë se ato tregojnë se...
20:06 | 04/06/2026