Përmbytjet, Rama: Kemi bërë bilancin, tani jemi në një fazë më pak kritike

26 Janar 2021 | 10:08

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës “Ekonomia në Fokus” u shpreh se qeveria e tij ka bërë një bilanc për përmbytjet e tokave bujqësore dhe banesave, por tha se do të publikohet kur të përfundojë kjo situatë.

“Jemi në ndjekje të përditshme të situatës dhe patjetër në fund të kësaj faze, do ta bëjmë edhe bilancin publik”, u shpreh ai.

Kreu i qeverisë theksoi se aktualisht problemi kryesor janë rrëshqitjet e dherave dhe se situata e përmbytjeve është nën kontroll. 

“Kemi bërë bilancin për fazën më kritike dhe tani jemi në një fazë më pak kritike. Sigurisht që po ndjekim me shumë vëmendje por është krejtësisht në nivele të arsyeshme duke pasur parasysh intensitetin e madh të reshjeve. Problemi kryesor janë rrëshqitjet e dheut, pas shumë ditësh reshje në disa akse, ku po punojmë ditë e natë. Për sa i përket përmbytjes së tokave ato janë minimale për momentin”, tha ai.

Në këtë konferencë ishin të pranishme ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi dhe Frida Krifca, Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026