“Paqe” mes Erdogan dhe Mitsotakis, takim “kokë më kokë” larg kamerave në OKB
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u zotuan të ruajnë atmosferën pozitive në marrëdhëniet dypalëshe. Dy liderët u takuan larg syrit te medias për rreth një orë në Neë York ku morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.
Zyrat e medias bën me dije se të dy udhëheqësit konfirmuan klimën pozitive në marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Athinës dhe vendosmërinë e tyre për ta ruajtur atë.
Të dy liderët shkëmbyen mendime edhe për çështje rajonale dhe ndërkombëtare. Ata diskutuan fenomenet e fatkeqësive natyrore dhe krizën klimatike, veçanërisht në rajonin e Mesdheut, të cilat kanë prekur shumë të dyja vendet.
Gjithashtu, ata ranë dakord të forcojnë bashkëpunimin dypalësh në mbrojtjen civile si një çështje prioritare, të punojnë së bashku për të trajtuar çështjen e migracionit, duke pranuar se kjo është një sfidë e përbashkët për të dy vendet.
Kujtojmë se Turqia dhe Greqia, dy vende fqinje, kanë një histori marrëdhëniesh të tensionuara për çështje të ndryshme. Türqia, një anëtare e NATO-s për më shumë se 70 vjet, ka shprehur vitet e fundit kundërshtimet e saj ndaj veprimeve të Greqisë në rajon, duke përfshirë armatimin e ishujve pranë brigjeve turke, të cilët janë çmilitarizuar sipas detyrimeve të traktatit. Ankaraja ka argumentuar se veprime të tilla minojnë përpjekjet për të promovuar paqen.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta