Dritan Dajti transportohet për në spital

26 Janar 2021 | 18:40

Dritan Dajti i dënuar për vrasjen e katër oficerëve të policisë është transportuar nga ambientet e burgut në QSUT.

Për transportimin e tij është angazhuar Policia e Tiranës dhe ajo e burgjeve ku efektivë të shumtë kanë blinduar spitalin.

Transportimi bëhet për një trajtim mjekësor, sapo është shtruar dhe po ekzaminohet.

Dritan Dajti u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e katër punonjësve të policisë në gusht 2009 në zonën e Plazhit në Durrës në momentin që shkuan për ta arrestuar.

Pas një kalvari të gjatë, një treshe gjyqtarësh e gjykatave të Apelit pranuan kërkesën e Dajtit duke e kthyer dënimin në 25 vite heqje lirie në shkurt 2019.

Një vizitë tek okulisti në janar të vitit të kaluar nga Dajti solli një valë shkarkimesh në burgun e Peqinit.

Ministria e Drejtësisë shkarkoi drejtorin dhe disa punonjës të burgut pasi rezultoi se kishin shkelur detyrën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026