Dita Botërore e Alzheimer/ Shkencëtarët: Sot sëmundja nuk është më e pamposhtur
Mbi 55 milionë njerëz vuajnë nga sëmundja e pashërueshme e trurit, Alzajmeri. Por shkencëtarët shprehen se po jetojmë në kohëra kur po bëhet një progres real.
Testet klinike tregojnë se dy lloje barnash, që kërkojnë aprovimin e autoriteteve, janë në gjendje të ngadalësojnë progresin e sëmundjes, ndërsa ilaçe të tjera janë në zhvillim.
Neurologët deklarojnë se kur simptomat si humbja e kujtesës bëhen të dukshme, sëmundja ka avancuar.
“Për herë të parë mund të shohim se sëmundja e Alzajmerit nuk është më e pamposhtur. Jemi në rrugën e duhur për ngadalësimin e efekteve të saj. Ndaj është me të vërtetë inkurajuese për të gjitha terapitë që i përkasin këtij lloji dhe në të ardhmen do mund ta trajtojmë më mirë këtë sëmundje”- tha Stephanie Foëler, neurologe, Instituti Britanik i Kërkimeve për Demencën.
Në maj të këtij viti, pas një studimi afatgjatë, gjiganti farmaceutik “Eli Lilly” njoftoi se ilaçi i tij eksperimental “Donanemab” ngadalësonte përkeqësimin e sëmundjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)