BE: Jemi në kontakt me Kosovën për tre serbët e arrestuar për krime lufte

21 Shtator 2023 | 15:27

Bashkimi Evropian (BE) nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës dhe është në kontakt me to, për të pasur një pasqyrë të plotë rreth arrestimit të disa serbëve në veri të Kosovës, tha të enjten zëdhënësi i bllokut, Peter Stano.

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi dje se i ka arrestuar tre persona të komunitetit serb, nën dyshimet për kryerje të “krimeve të luftës kundër popullsisë civile”.

I pyetur nëse po e vinte në pikëpyetje autoritetin e Kosovës për t’i hetuar rastet e krimeve të luftës dhe për të ngritur aktakuza gjatë në një konferencë për media sot në Bruksel, Stano tha: “Kur fola për atë se çfarë po ndodh në veri të Kosovës lidhur me arrestimet nga ana e policisë, nuk thashë se po vëmë në pikëpyetje ndonjë gjë.”

“Thashë se jemi në kontakte të ngushta me partnerët tanë dhe me autoritetet relevante për të kuptuar se çfarë po ndodh dhe si po kryhen këto veprime. Thashë se po i mbledhim informatat e nevojshme në përgjithësi“, tha Stano.

Stano shtoi se BE-ja është duke mbledhur informacione rreth këtij rasti dhe se “nëse do të ketë nevojë, BE-ja do të reagojë edhe publikisht”, dhe se “qëndrimi i BE-së për procedimin e krimeve të luftës nuk ka ndryshuar“.

Prokuroria tha se tre të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, pa dhënë ndonjë hollësi se për çfarë krime lufte akuzohen ata.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha të mërkurën për Radion Evropa e Lirë se dy prej tre të arrestuarve janë prej komunave të banuara me shumicë serbe në veri – Mitrovicë e Veriut dhe Zveçan.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026