Frika se Asocacioni çon në Republikë Sërpska, Hovenier: SHBA nuk e lejon të ndodhë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar këtë të mërkurë se Kosova duhet të avancojë me krijimin e Asocacionit të komunave me shumicë serbe.
Në një intervistë për Evropën e Lirë, Hovenier apeloi që si Serbia dhe Kosova të zbatojnë detyrimet e dialogut dhe të bashkëpunojnë me ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian.
“Nuk e di se si Shtetet e Bashkuara mund ta ndryshojnë mbështetjen e tyre për Kosovën në lidhje me përkushtimin tonë ndaj popullit të Kosovës dhe idesë së Kosovës si një shtet sovran, i pavarur, demokratik multietnik…
Ne shpenzojmë kaq shumë kohë dhe përpjekje për të avancuar këtë vizion që Kosova të jetë ajo që është, një shtet me madhësi të vogël ose të mesme i Ballkanit Perëndimor që është plotësisht i integruar në strukturat evropiane dhe euroatlantike.
Vizioni ynë për një Evropë ‘të plotë, të lirë, dhe në paqe’ nuk mund të realizohet pa qenë pjesë e kësaj edhe Kosova. Dhe për këtë arsye ne kemi bërë kaq shumë përpjekje. Kështu e shohim ne”, tha ambasadori amerikan.
I pyetur mbi rrezikun e krijimit të një Republika Sërpska përmes Asocacionit dhe se cilat janë garancitë qëkjo mos të ndodhë, ai tha: “Besoj se duhet të ketë një lloj besimi te SHBA-të dhe zotimet që ne kemi bërë se nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë”.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë