SHBA minimizon mosmarrëveshjet mes Polonisë dhe Ukrainës

22 Shtator 2023 | 07:50

Uashingtoni tha të enjten se Polonia mbetet një aleate e ngushtë e Ukrainës, pasi Varshava tha se nuk do t’i siguronte më armë Kievit mes një mosmarrëveshjeje mbi importet e grurit.

Në një konferencë shtypi të enjten, këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan minimizoi mosmarrëveshjet mes këtyre dy vendeve.

“Kur lexova titujt lajmeve këtë mëngjes, sigurisht që isha i shqetësuar dhe kisha pyetje lidhur me këtë. Por më pas zëdhënësi i qeverisë polake sqaroi se në fakt Polonia do të vazhdonte ta ndihmonte Ukrainën me pajisje të prodhimit polak, përfshirë municion për artilerinë e rëndë Howitzer”, tha zoti Sullivan.

I pyetur për mbështetjen e vendit të tij për Kievin të mërkurën, kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha se nuk do të dërgoheshin armë të reja në Ukrainë.

“Ne nuk po transferojmë më asnjë armë në Ukrainë, sepse tani po armatosemi me armët më moderne”, tha ai për Polsat News të Polonisë.

Varshava më vonë sqaroi se vazhdon të furnizojë Ukrainën me armë dhe municione, që janë pjesë e dërgesave për të cilat është rënë dakord më parë.

Polonia ka qenë deri tani një nga aleatët më të angazhuar të Ukrainës, që nga fillimi i sulmit të Rusisë në shkurt të vitit 2022. Polonia ka strehuar rreth 1.6 milionë refugjatë nga Ukraina dhe i ka dhënë Kievit mbështetje të konsiderueshme ushtarake, duke përfshirë tanke gjermane Leopard 2, tanke T-72 të epokës sovjetike dhe avionë luftarakë MiG-29.

Por mosmarrëveshjet mes dy vendeve u shkaktuan nga vendimi i Polonisë, Hungarisë dhe Sllovakisë për të vendosur në mënyrë të njëanshme kufizime ndaj importeve ukrainase të grurit dhe disa produkteve të tjera bujqësore, pas vendimit të BE-së për t’i hequr ato.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026