Familja e amerikanit që vdiq pasi ra nga një urë e shembur padit Google Maps
Familja e një amerikani që u mbyt pasi ra nga një urë e shembur fajëson Google për vdekjen e tij, sepse nuk arriti të përditësonte hartat e saj.
Familja e Philip Paxson ka paditur kompaninë për vdekjen e tij, duke pretenduar se kompania ishte neglizhuese duke mos deklaruar se ura ishte shembur nëntë vjet më parë, raporton Guardian.
Paxson vdiq në shtator 2022 pasi u përpoq të kalonte me makinë mbi një urë në Hickory, Karolina e Veriut. Një zëdhënës i Google tha se kompania po i shqyrton akuzat dhe çështja është depozituar në Gjykatën e Qarkut Wake.
Paxson, baba i dy fëmijëve, po shkonte në shtëpinë e një miku të tij dhe ishte në një pjesë të panjohur të qytetit në kohën e vdekjes së tij, pretendon padia e familjes.
“Duke qenë se ai nuk i njihte rrugët lokale, ai u mbështet në Google Maps, duke pritur që ta udhëzonte të sigurt në shtëpi”, thanë avokatët e familjes.
Padia akuzon gjithashtu tre firma lokale që dyshohet se iu kërkua të mirëmbanin urën.
LEXONI GJITHASHTU:
- SHBA-Shqipëri, konsultime dypalëshe në fushën e mbrojtjes
- Deklarata e fortë e analistit: Kurti dyshues për SHBA
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet