AstraZeneca i përgjigjet kritikave të BE-së për vonesat në furnizimin me vaksina

27 Janar 2021 | 09:26

Kompania farmaceutike AstraZeneca i është përgjigjur kritikave të Bashkimit Evropian për vonesa në dërgesat e vaksinave anti-Covid vendeve anëtare. Sipas tyre ata nuk po përfitojnë nga situata për të nxjerrë të ardhura, vaksinat nuk kanë synim t’i shesin në vende të tjera dhe se vonesat e paralajmëruara vijnë nga probleme në hallkat e prodhimit pas vonesës në nënshkrimin e kontratës me BE-në.

Të hënën drejtuesit e BE-së deklaruan se kompania kishte dorëzuar “në mënyrë të konsiderueshme” më pak doza se sa ishte rënë dakord, se për këtë arsye do të kërkoheshin raporte të përditshme për sasitë dhe transaksionet e kryera për eksportet ndaj vendeve jashtë BE-së.

Pas këtyre pretendimeve drejtori ekzekutiv i kompanisë britaniko-suedeze Pascal Soriot deklaroi në një intervistë të martën se AstraZeneca nuk “ia merr vaksinat evropianëve për t’ua shitur të tjerëve”.

Zyrtarisht vaksina AstraZeneca nuk është aprovuar ende nga Agjencia Evropiane e Barnave. Kjo e fundit parashikon ta shqyrtojë vendimin të premten. Sidoqoftë BE ka nënshkruar para-kontratë për të marrë 400 milionë doza dhe pritesh që furnizimi të niste ndërkohë. Por në fundjavë AstraZeneca njoftoi se dërgesat do të uleshin tremujorin e parë të vitit për shkak të një “rënie të prodhimit” ndër impiantet prodhuese.

Kjo bëri që Brukseli të ashpërsojë tonet të hënën duke i konsideruar vonesat të papranueshme.

Duke folur për gazetën LENA (Leading European Newspaper Alliance), Soriot tha se “qytetarët evropianë janë të stresuar nga pandemia dhe për këtë qeveritë janë vënë nën trysni”. Ai shtoi se “popullsia e Evropës është sa 5 për qind e botës” dhe nga kompania “në muajin shkurt do të marrë 17% të prodhimit”. Drejtuesi i AstraZeneca bëri me dije se aktualisht prodhohen 100 milionë doza në muaj.

Në një intervistë tjetër për gazetën italiane La Repubblica, Soriot tha se kompania po bën të pamundurën për të zgjidhur shumë probleme që janë hasur me hallkat e prodhimit. Ai tha se janë “praktikisht rreth dy muaj prapa me planet” për sa i përket shpërndarjeve në BE.

I pyetur për faktin se Britania e Madhe vijon të marrë rregullisht furnizimet, Soriot tha se kontrata me ta qe nënshkruar rreth tre muaj më përpara se me BE-në. Britania e ka miratuar përdorimin e vaksinës së AstraZeneca dhe ka nisur edhe vaksinimin e për këtë po kërkohet që të shtohet prodhimi, por aktualisht kompania ka vetëm dy impiante një në Holandë dhe një në Belgjikë.

Kompania farmaceutike, e cila bashkëpunon me Universitetin e Oxfordit, është zotuar të mos përfitojë nga situata e pandemisë për të krijuar të ardhura prej vaksinave.

Vaksina e AstraZeneca-s konsiderohet si ndër më të mirat nga ato të aprovuarat deri më sot, për faktin se është më e lirë në çmim dhe transportohet më lehtë pasi ruhet në temperatura më pak të ulëta.

Lexoni gjithashtu:

Mbi 100 milionë raste me COVID-19 në botë, shifrat u katërfishuan brenda pesë muajve

Pas vonesave nga AstraZeneca BE kërcënon të bllokojë eksportet e vaksinave anti-Covid jashtë unionit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026