“Fushatat” e bujqësisë, buxheti rritet 20%, nisin subvencionet e naftës për fermerët

27 Janar 2021 | 18:35

Bujqësia ka marrë vëmendjen e qeverisë këtë vit, e cila e ka pozicionuar sektorin tek një ndër 5 shtyllat që do të mbështesin buxhetin 2021.

Me një buxhet 12,9 mld lekësh, që mbulon rreth 20 për qind të PBB-së, 1 mld lekë iu është dedikuar fermerëve që do përfitojnë subvencionim të naftës, por me kushtin që të jenë të pajisur me NIPT fermeri. Skema synon të mbështesë 70 mijë fermerë, edhe pse  të dhënat e deritanishme flasin për 47 mijë NIPT-e.

Reflektimi për të zhvilluar prodhimet në agro-kulturë vjen para vitit zgjedhor, teksa gjatë viteve të fundit jo pak fermerë kanë hequr dorë nga fermat, dhe kanë shprehur pakënaqësi për mungesën e tregjeve dhe skemat kombëtare që nuk kanë funksionuar.

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ndërkohë ka sjellë në vëmendje premtimin e hershem të Partisë Demokratike për 100 milionë euro për bujqësinë, dhe mbështetjen nga shteti si të vetmen rrugë që fermeri të konkurroje me çmimin dhe cilësinë.

Mbështetje për bujqësinë japin edhe disa agjenci dhe donatorë të huaj, që kryesisht kreditojnë apo japin grante për projekte që synojnë përmirësimin e teknologjisë dhe agro-turizmit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026