Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton ulje të tarifës së pasagjerit

27 Janar 2021 | 18:56

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, (TIA) njoftoi se ka vendosur të ulë tarifën e pasagjerit nga 12.5 euro në 10 euro, e cila do të hyjë në fuqi me ndryshimin e kontratës koncensionare të vitit 2004.

TIA deklaroi se kjo do të sjellë një ulje të “dukshme” të çmimit të biletave të avionit dhe pritet të ketë ndikim pozitiv dhe në rritjen e numrit të fluturimeve dhe destinacioneve.

Vendimi, sipas njoftimit për shtyp nga aeroporti, u mor më 18 dhjetor 2020, kur kompania Kastrati Group, mori në zotërim 100% të kapitalit aksionar të TIA-s, pas blerjes së aksioneve nga kompania kineze “Real Fortress Limited”.

“Si pjesë e ndryshimeve të Kontratës së Koncesionit, TIA njofton se një paketë e plotë investimesh, të cilat arrijnë një total prej afërsisht 100 milionë Euro do të jetë në vëmendjen e menaxhimit duke patur në fokus, zgjerimin e kapacitetit akomodues të aeroportit me 6 milionë pasagjerë në vit, zgjatimin e pistës, përmirësimin e plotë të infrastrukturës së aeroportit dhe përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë së shërbimeve,” sqarohet në deklaratën e Tirana International Airport.

Kompania njoftoi gjithashtu planet për liberalizimin e Ground Handling Services (Shërbimet në Tokë) dhe liberalizimin e tregut të karburantit të avionëve, që sipas saj do të sjellë kosto më të ulët në çmimin e këtij karburanti.

“Të gjitha këto ndryshime të rëndësishme do kenë një efekt të menjëhershëm në tërheqjen e linjave të tjera “low cost”, përfshirë Ryan Air, dhe rrjedhimisht do të kenë efekt në uljen e çmimit të biletës që paguajnë udhëtarët e TIA-s,” përfundon TIA.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026