Problematike situata e përmbytjeve në Shkodër, çahet argjinatura në Dajç
Korrespondenti i Euronews Albania në Shkodër, Teodor Gjerga raportoi drejtpërdrejt nga Shirqi ku një argjinaturë është çarë duke lejuar hyrjen e ujit në gjithë zonën e Dajçit.
Nga ky dëm rrezikohen jo vetëm shtëpitë por dhe shkolla “Pjetër Gaçi”, qendra komunitare, qendra shëndetësore të cilat, nëse nuk do të ketë një ndërhyrje, do të përmbyten nga uji.
“Kjo situatë ka nisur që nga ora 06:00 e mëngjesit dhe argjinatura është çarë ndërkohë që sipas kryetares së Bashkisë Shkodër, pretendohet se kjo ka ndodhur si shkak i rritjes së prurjes në kaskadë dhe shkarkimeve të rritura gjatë orëve të natës,” – tha Gjerga.
Kemi të bëjmë me një situatë tejmase problematike në Shkodër që ka mbledhur bashkë gjithë institucionet, përfshirë prefekten e qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni por dhe shefin e repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Hamdi Shullani.
Ndërkohë në zonën e Obotit rreth orës 09:00 është aljmëruar se do të nisë shpërndarja e bazës ushqimore.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta