Google feston 25-vjetorin, numëron më shumë se 4.3 mld përdorues

27 Shtator 2023 | 18:05

Gjigandi i motorit të kërkimit, Google, mbush sot 25 vjeç.

Google u krijuar në vitin 1998, më 4 shtator, por ditëlindja e tij ka hapur një temë të gjerë diskutmi. Kjo pasi 27 shtatori është data në të cilën gjigandi i motorit nisi punën. Ishin dy miqtë, doktorantët Sergey Brin dhe Larry Page, të cilët punuan për një vizion të përbashkët për ta bërë World Wide Web një vend më të aksesueshëm.

Dyshja punoi pa u lodhur nga dhomat e tyre të konviktit për të zhvilluar një prototip për një motor kërkimi më të mirë, për tu pozicionuar më pas në zyrën e tyre të parë, një garazh, i marrë më qira.

Në 25 vjet që nga ajo kohë, Google ka ndryshuar mënyrën se si ne përdorim World Wide Web. Ishte në maj 2011 kur numri i vizitorëve unik mujor të Google kaloi një miliard për herë të parë.

Google është kthyer në përgjigjen e shumë pyetjeve duke nisur nga sesi mund të ziejmë një vezë e deri tek udhëzimi sesi mund të nisësh një biznes.

Sot Google ka më shumë se 4.3 miliardë përdorues në mbarë botën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026