”Plan pune jo plan elektoral”, Jorida Tabaku tregon ofertën e opozitës

29 Janar 2021 | 08:42

Jorida Tabaku, anëtare e kryesisë së Partisë  Demokratike, në një intervistë për Euronews Albania u shpreh se plani ekonomik që ka prezantuar Partia Demokratike është një plan i mirëfilltë qeverisës.

Sipas saj gjithçka është e llogaritur dhe nuk kemi të bëjmë me premtime por me një angazhim të opozitës për të udhëhequr.

“Ne besojmë që paranë e menaxhon më mirë privati se shteti,” – tha Tabaku ndërkohë që theksoi se ndershmërinë e sistemit e sjell taksa e sheshtë 9% që propozon Partia Demokratike.

Taksa progresive që është në funksion aktualisht sipas Tabakut ka sjellë informalitetin dhe ka taksuar punën e ndershme.

Në fjalën e saj Tabaku sqaroi se në vitin e parë të qeverisjes buxhetit të shtetit do i shtohen 250 milionë euro në sajë të taksës së sheshtë 9%.

“Ne do të vlerësojmë njeriun e punës, ne nuk do të bëjmë asnjë përjashtim, ne nuk do të mbështesim dhjetë biznese me ligje speciale, nuk do të ketë asnjë përjashtim nga ligjet përveç sektorit të turizmit që do të mbështetet i gjithi njësoj,” – tha Tabaku.

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike nuk nguroi të akuzonte kryeministrin Rama se po përdor njerëzit vetëm për qëllime elektorale, duke përmendur kështu të pastrehët nga tërmeti.

Ndërkohë sa i takon rritjes së pagës minimale, Tabaku sqaroi se mbi rritjen e pagës minimale do të merren dhe masa të tjera. Ajo sqaroi se taksa e sheshtë 9% nuk do të shtrihet vetëm mbi tatimin për fitimin dhe të ardhurat personale por dhe në sigurimet shoqërore, gjë që siç tha Tabaku,  nënkupton gjithë kompensimin e kontributit të punëdhënësit.

Sipas saj thithja e trurit që është larguar nga Shqipëria, mbështetja e çifteve të reja dhe e  fëmijëve ppesë vitet e para të jetës apo lidhja e arsimit me tregun e punës janë të tjerë elementë për të cilët PD-ja ka një plan pune konkret dhe që në një periudhë afatmesme do e kthejnë Shqipërinë në një gjendje shumë më të mirë nga ç’është aktualisht.

 

Lexoni gjithashtu: 

PD prezanton programin ekonomik, Basha: Nëse s’realizohet largohem nga detyra

Rama ironizon programin ekonomik të PD-së, reagon Bardhi

Programi ekonomik i PD, Gjoni: S’është i realizueshëm nëse nuk grarantohet klima e biznesit

Këshilltari i Bashës: Do të anulojmë PPP-të që rëndojnë xhepat e shqiptarëve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026