Të gjitha automjetet e reja në MB duhet të jenë pa emetim deri në vitin 2035
Mbretëria e Bashkuar ka konfirmuar sot se prodhuesit e makinave duhet të sigurohen që të gjitha automjetet e reja të kenë zero emetime deri në vitin 2035.
“Mandati ynë ofron siguri për prodhuesit, ndihmon shoferët duke u ofruar atyre më shumë opsione dhe ndihmon në rritjen e ekonomisë,” tha Ministri i Transportit Mark Harper, sipas Reuters.
Prodhuesit e makinave i kanë mirëpritur rregullat e reja, pasi javën e kaluar paralajmëruan qeverinë për ndërprerje në zinxhirët e furnizimit dhe planet e investimeve.
Prodhuesit e makinave synojnë të shesin 22 për qind të automjeteve elektrike vitin e ardhshëm, 80 për qind deri në vitin 2030, për të arritur përfundimisht që 100 për qind e automjeteve të shitura në Britani të jenë elektrike deri në vitin 2035.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset