E Vërteta në Fjalë/Drejtësia e munguar për luftën e Kosovës 

30 Janar 2021 | 12:11

“E vërteta në Fjalë”, nga Baton Haxhiu vjen me fakte për të treguar drejtësinë që është bërë dhe që ka munguar për luftën e Kosovës. Emisioni i parë ka në fokus krijimin e Gjykatës Speciale dhe faktin që janë dënuar më shumë shqiptarë, kur në fakt nga kjo luftë janë vrarë më shumë shqiptarë.

Gjykata Speciale krijohet pas një kryeartikulli në media, që përkthehet në rezolutë dhe kërkesë nga miqtë e huaj për politikanët, por jo për Kosovën, në emër të drejtësinë dhe të vërtetës.

“Unë shpresoj që qeveria të marrë një vendim të drejtë ta dërgojë në Kuvend dhe ai ta miratojë”, – Jacobson ambasadore e SHBA në Kosovë (2015).

E vërteta duhet të nxirret sheshit përmes mekanizmave të drejtësisë.

“Ne nuk mund dhe nuk do të rrimë duarkryq derisa njerëzit kërcënohen nga një gjykatë e paligjshme. Dhe kam një mesazh për aleatët tanë në botë: njerëzit tuaj mund të jenë në radhë”, – Pompeo, Sekretari i Shtetit, SHBA (2020).

Ky ishte reagimi i sekretarit të shtetit Mike Pompeo ndaj njoftimeve se gjykata penale ka nisur hetimet se ushtria amerikane është përfshirë në krime lufte në luftën e Afganistanit. Amerika i vendosi sanksione kryeprokurores dhe shefit të divizionit të juridiksionit, duke i bllokuar llogaritë dhe hyrjen në SHBA.

Nga krijimi në 1948 i konventës për parandalimin dhe dënimin e krimit të gjenocidit në Asmablenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara deri në 2002, kur themelohet Gjykata Ndërkombëtare Penale, nuk ka pasur një Gjykatë Speciale.

“Kjo gjykatë është paradoksale në juridiksionin e saj, sa mendoj se gjyqtarët do e kenë shumë të vështirë të përcaktojnë parametrat se si do shkojë ky proces gjyqësor”, – shprehet Rudina Jasini, avokate e të drejtës kombëtarë në Britani të Madhe.

Në luftën e Kosovës janë vrarë 13.518 persona, prej tyre 10.794 shqiptarë, 2.197 serbë, 527 etni të tjera. Pra, për krimet në Kosovë janë dënuar 39 shqiptarë dhe 25 serbë.

Kanë mbetur pa përgjigje nga drejtësia disa masakra, duke filluar nga ajo ndaj Jasharëve, ku kanë vdekur 55 shqiptarë dhe deri te masakra e Izbicës, me 147 shqiptarë të vrarë.

Vazhdojnë të jenë të pagjetur ende pas luftës 1658 persona, të cilët i presin që t’i varrosin në Kosovë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026