Presidenti Biden, thirrje Kongresit: Të vazhdojnë ndihmat për Ukrainën

2 Tetor 2023 | 07:30

Presidenti Joe Biden tha të dielën se ndihma amerikane për Ukrainën do të vazhdojë tani për tani, ndërsa ai u përpoq të siguronte aleatët për vazhdimin e mbështetjes financiare amerikane për përpjekjet e luftës. Por koha po mbaron, tha presidenti në një paralajmërim drejtuar Kongresit.

“Në asnjë rrethanë ne nuk mund të lejojmë që ndihma amerikane për Ukrainën të ndërpritet”, tha Presidenti Biden gjatë një fjalimi nga Shtëpia e Bardhë pas shmangies së përkohshme të mbylljes së qeverisë amerikane.

Masa e miratuar mbrëmjen e së shtunës siguron financimin e qeverisë deri më 17 nëntor, por nuk përfshin fonde ndihme për luftën e Ukrainës kundër agresionit rus.

Presidenti Biden theksoi urgjencën e madhe për sigurimin e ndihmave për Ukrainën duke vënë në dukje se marrëveshja financiare zgjat deri në mes të muajit nëntor. Zoti Biden i kërkoi Kongresit që të negociojë një paketë ndihme sa më shpejt të jetë e mundur.

Ligjvënësit amerikanë që e mbështesin luftën e Ukrainës kundër agresorit rus thonë se nuk do të dorëzohen. Megjithatë, shumë ligjvënës e pranojnë se është bërë e vështirë që palët në Kongres të bien dakord për ndihmën për Ukrainën.

Rezistenca republikane ndaj ndihmës për Ukrainën po bëhet edhe më e madhe në Kongres. Votimi në Dhomën e Përfaqësuesve javën e kaluar nxori në pah se rreth gjysma e republikanëve votuan për heqjen e 300 milionë dollarëve nga një projektligj për shpenzimet e mbrojtjes për të trajnuar ushtarët ukrainas dhe blerë armë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026