Federata angleze e futbollit zotohet të mos tolerojë më fyerjet racore në rrjetet sociale
Federata Angleze e Futbollit është zotuar së fundmi të punojë me qeverinë dhe policinë britanike si dhe platformat e rrjeteve sociale për të ndaluar rastet e racizmit, kjo pas një serie incidentesh të tilla përfshinë disa lojtarë të Premier-League-ës, nga klube si Chelsea, West Bromwich Albion dhe Manchester United.
Pas barazimit pa gola të ekipit të tij me Arsenalin të shtunën, sulmuesi i Manchester United dhe njëherësh përfaqësueses së Anglisë, Marcus Rashford, tha se kishte marrë ofendime të rënda me bazë racore në profilet e tij në rrjetet sociale.
Rashford nuk postoi faksimile të mesazheve ofenduese, por shkroi në Twitter se “njerëzimi dhe mediat sociale janë në momentet më të këqija të tyret”.
“Po, jam një njeri me ngjyrë dhe e jetoj këtë gjë çdo ditë me krenari. Askush, ose asnjë lloj komenti nuk do të më bëjë të ndihem ndryshe. Kështu që më vjen keq nëse do të ishit duke kërkuar një reagim të fortë, thjesht nuk do ta arrini këtu,” – shkroi Rashford duke shtuar se nuk do të bënte publik mesazhet që kishte marrë.
Më vonë federata reagoi duke u zotuar se do të angazhohej në parandalimin e rasteve të tilla. Në një deklaratë të publikuar në twitter-in zyrtar, federata tha se “jemi bashkë me gjithë futbollin në neveri ndaj çdo abuzimi racor, kjo është e papranueshme për çdo pjesë të shoqërisë”.
The #PL and our clubs will not tolerate discrimination. We will continue to work with the police, @cpsuk, @kickitout, @thepfa, @LMA_Managers, @FA, @EFL & social media companies to take action against online hate.
There is #NoRoomForRacism.
Statement: https://t.co/NIghNWgue9 pic.twitter.com/KVoRjB8500
— Premier League (@premierleague) January 29, 2021
Federata tha se do të punojë me agjencitë e tjera të sportit, qeverisë dhe rrjeteve sociale në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për të larguar çdo koment apo element diskriminues nga sporti.
Kjo deklaratë e federatës erdhi pasi javën e fundit futbollisti i West Bromwich Albion Romaine Saweyers u fye rëndë në rrjetet sociale pas humbjes 5-0 që skuadra e tij pësoi me Manchester City-in. Të premten mesfushori Reece James i Chelsea-it, postoi në Instagram mesazhet fyese që i qenë drejtuar së fundmi, ndërsa te Manchester United, përveç Rashfordit, edhe Axel Tuanzebe dhe Anthony Martial qenë në qendër të sulmeve racore.
Futbolli anglez ka pasur raste të ngjashme fyerjesh me bazë racore edhe në të shkuarën, mirëpo së fundmi po ka një prirje shqetësuese në rritje të rasteve.
Federata Evropiane e Futbollit UEFA, dhe ajo ndërkombëtare FIFA, prej kohësh kanë mbështetur programet, fushatat dhe lëvizjet kundër diskriminimit racor. Vitin e fundit, pas dhunës policore në Shtetet e Bashkuara, futbollistë dhe klube të ndryshme nisën të bëjnë gjestin e gjunjëzimit para ndeshjeve, si simbol solidarizimi për lëvizjet kundër-diskriminimit në SHBA.
Lexoni gjithashtu:
NBA, L.A Lakers rikthehen te fitorja, Damian Lillard realizon 44 pikë për Portlandin
Premier League, Manchester City zgjeron kryesimin pas ndalesës së Manchester United
Serie-A, Milan rikthehet te fitorja, Inter e Juventus vijojnë ndjekjen për titullin
La Liga, Levante përmbys 2-1 Realin e Madridit, shtohet presioni ndaj Zidane
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset