Shpallet Nobeli për Kiminë, fitohet nga 3 shkencëtarët që zbuluan grimcat kuantike

4 Tetor 2023 | 12:10

Çmimi Nobel i vitit 2023 në kimi i është dhënë një treshe shkencëtarësh që punuan për të zbuluar dhe zhvilluar grimcat kuantike, të përdorura në dritat LED dhe ekranet televizive, si dhe në kirurgjinë për heqjen e indeve të kancerit.

Çmimi u fitua nga Moungi Bawendi, Louis Brus dhe Alexei Ekimov dhe u shpall nga komiteti i Nobel për kiminë këtë të mërkurë në Stokholm.

“Për një kohë të gjatë, askush nuk mendonte se ju mund të krijoni ndonjëherë grimca kaq të vogla. Por laureatët e këtij viti ia dolën”, tha Johan Aqvist, kryetar i komitetit.

Komiteti publikoi pa dashje emrat e tre shkencëtarëve disa orë përpara shpalljes zyrtare.

Gazeta suedeze Aftonbladet publikoi një kopje të një emaili që thoshte se ishte nga akademia, raportoi Reuters.

Aqvist i tha Reuters: “Është një gabim i Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave. Takimi ynë fillon në 09:30 kështu që ende nuk është marrë asnjë vendim.”

Bawendi, profesor në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets dhe Brus, profesor emeritus në Universitetin e Kolumbisë, janë amerikanë. Sakaq Ekimov është rus dhe punon për Nanocrystals Technology Inc.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026