Vendet e BE bien dakord për rregulla të reja menaxhimin e krizave të migracionit
Marrëveshja për të ashtuquajturën Rregullore të Krizës u vulos gjatë një takimi të ambasadorëve në Bruksel, të cilët kishin për detyrë të përfundonin punën që ministrat e brendshëm nuk arritën të përfundonin javën e kaluar kur Italia bllokoi papritur draft tekstin.
Italia kundërshtoi një pjesë të vogël të legjislacionit të përqendruar në shërbimet e kërkim-shpëtimit të ofruara nga anijet e OJQ-ve në Detin Mesdhe, të cilat Roma e konsideron një “faktor tërheqës” që tërheq më shumë emigrantë në brigjet evropiane.
Gjermania, vota e së cilës ishte e nevojshme për të arritur shumicën e cilësuar të kërkuar, mbrojti anijet e OJQ-ve, duke argumentuar se shpëtimi i jetëve në det është një detyrë ligjore, humanitare dhe morale.
Zyrtarët italianë kishin kritikuar më parë qeverinë gjermane për sigurimin e fondeve shtetërore për këto OJQ.
Përplasja midis Romës dhe Berlinit pengoi përpjekjen e javës së kaluar për të arritur një marrëveshje, pavarësisht shpresave të ngritura nga një tekst i ri kompromisi i paraqitur nga Spanja, vendi që aktualisht mban presidencën e rradhës të Këshillit të BE-së.
Pas konsultimeve me qeveritë e tyre kombëtare, ambasadorët arritën të thyejnë ngërçin herët pasdite të së mërkurës.
Hungaria dhe Polonia, dy kundërshtarët kryesorë të reformës së migracionit të BE-së, votuan kundër tekstit ndërsa Austria, Republika Çeke dhe Sllovakia abstenuan, thanë burime diplomatike për Euroneës.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara