Përkeqësohet situata e përmbytjeve, Bashkia Shkodër kërkon ndihmë

1 Shkurt 2021 | 16:02

Për shkak të reshjeve të rendura gjatë orëve  të fundit, situata e përmbytjeve në Shkodër është përkeqësuar. Sipas të dhënave të Bashkisë Shkodër bëhet fjalë për 3 455 hektarë tokë të përmbytura ku nga këto vetëm 705 hektarë janë të pa kultivuara.

Zonat më të prekura janë Ana e malit, ku janë të përmbytura 1 250 hektarë tokë kryesisht në Obot, Muriqan dhe Oblikë. Shumë banesa në Obot janë nën ujë ndërsa niveli i ujit në rrugë arrin rreth 110-120 cm.

Njësia administrative Dajç gjithashtu ndodhet në situatë kritike ku numërohen 1 400 hektarë tokë të përmbytura, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit”. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar dhe ka prezencë uji me mbi 130-150 cm

Nisur nga këto kushte, Bashkia Shkodër i ka bërë thirrje qeverisë që të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore për zonën Ana e Malit dhe Dajç.

Përveç kësaj nga autoritetet shtetërore është kërkuar mbështetje me bazë ushqimore për gjënë e gjallë Anën e Malit, Dajç dhe Rrethina për një sasi prej 500 tonë koncentrat.

Gjithashtu, i ka kërkuar Bashkisë Lezhë që të ndërhyrje për marrje ne masave për pastrimin e përroit në kufi me Muriqanin dhe Anën e Malit që është nën juridiksionin e saj territorial.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026