Rëndohet situata në Shkodër, 3000 hektarë tokë nën ujë, bashkia kërkon sërish shpalljen e emergjencës
Pas reshjeve të rena gjatë mbrëmjes së të dielës dhe mëngjesit të së hënës situata e përmbytjeve në territorin e Shkodrës është rënduar sërish.
Sipas baskisë më shumë se 3000 hektarë tokë ndodhet nën ujë. Situata vazhdon të jete problematike në njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç. Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi vijon të këmbëngulë në shpallen e gjendjes së emergjencës.
“Kemi dy metër ujë ne toke bujqësore, kemi 70 centimetër ujë rreth banesave, në Obot, kemi rrugën e Goricës, vijojnë problemet në Dajç, kemi prezencë më të madhe me ujin në Belaj sepse aty shkarkohet pjesa më e madhe e prurjeve,” – tha Ademi.
Ademi u shpreh se institucioni që ajo drejton ka nisur procedurat për përdorimin e fondit të emergjencës pasi deri tani nuk ka marrë asnjë ndihmë nga qeveria dhe ministria e Bujqësisë pasi dëmi ekonomik është i madh.
“Po prokurojmë mbi 150 tonë në këtë moment nga fondet e Bashkisë me një total prej rreth 150 milionë lekësh nga fondi i emergjencave civile. Të kryejmë këtë parti të parë e të vijojmë më pas sërish duke harxhuar gjithë fondin,” – vijoi kryetarja e Bashkisë Shkodvr.
Kryetarja e bashkisë bën thirrje që të merren masa pasi situata mund të zgjasë deri në pranvere.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta