Mbërrijnë në Rinas 1 170 doza të vaksinës Pfizer

1 Shkurt 2021 | 18:50

Qeveria e Shqipërisë ka marrë në dorëzim 1 170 doza të vaksinës kundër COVID-19. Dozat janë pjesë e kontratës së lidhur me kompaninë Pfizer.

Kryeministri, Edi Rama deklaroi se brenda muajit shkurt pritet që kompania t’i ketë dorëzuar Shqipërisë 41 mijë doza.

“Sot Pfizer lëvron dozat e para, 1170 doza. Brenda muajit, do të vijnë dozat e angazhuara 41 mijë dozat për periudhën janar-shkurt”, tha kreu i qeverisë.

Kryeministri Rama nënvizoi se qeveria shqiptare është pranë finalizimit të kontratës me kompaninë tjetër “AstraZeneca”.

Z. Rama foli edhe për zotimin për të ndihmuar Kosovën me vaksinat e para, ku tha se nuk do të ketë dhurim dozash por mjekët e Prishtinës mund të vaksinohen në Shqipëri.

“Kemi marrë një zotim për të ndihmuar Kosovën, por dua të sqaroj që rregullat tejet strikte dhe kufizimet jashtëzakonisht të forta që kompani Pfizer ka vendosur, siç kanë bërë nga njëra ana që ne të mbetemi strikt për origjinën e vendin nga ku filluam fushatën e vaksinimit e bëjnë të pamundur që ne të dhurojmë doza vaksinash. Por ama nuk e bëjnë të pamundur që ne të ofrojnë vaksinimin për një numër mjekësh dhe infermierësh nga spitali covid i Prishtinës siç e kemi premtuar. I kam kërkuar ministres së Shëndetësisë që të komunikojë me homologun Kosovar dhe jemi të gatshëm për 50 bluza të bardha për të dyja dozat”, tha z. Rama.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë foli edhe për negociata me katër shtete të tjera për të garantuar vaksina nga vendet Evropiane. Në këtë mënyrë tha z. Rama procesi i vaksinimit do të vijoi dhe Shqipëria nuk do të mbetet në dorë të COVAX apo Bashkimit Evropian dhe foli për luftë tregtare dhe politike.

“Procesi ne vaksinimit do ta vazhdojnë dhe nuk e lamë vetën ë dorë të tjerëve. Nuk pritëm COVAX, që nuk duket akoma se ku e ka fillimin. Nuk janë të qartë dhe nuk japin asnjë sinjal qartësie mbi atë që do të ndodhi. Me vjen shumë mirë që ne ia kemi dalë që të mos mbetemi në rrethin vicioz ku për fat të keq janë shumë të tjerë”, u shpreh z. Rama.

I pyetur nëse Shqipëria do të pranojë të bëjë pjesë të procesit të vaksinimit kundër COVID-19 dhe vaksinat e prodhuara në Kinë dhe Rusi, kreu i qeverisë tha se qëndrimi mund të ndryshojë vetëm nëse miratohen për përdorim nga Bashkimi Evropian.

“Sa i përket vaksinës në anën lindore, vaksinës kineze dhe ruse, asnjë paragjykim të natyrës shkencore, respekt për shkencëtarët që i kanë dhënë jetë këtyre dy vaksinave por zgjedhja jonë është që të kërkojmë vaksina vetëm në krahun perëndimor. Nëse BE do të hapet për vaksinat kineze dhe ruse dhe do të rishikojmë qasjen tonë”, tha z. Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026