Zgjerohet harta e përmbytjeve në Shkodër, prezencë uji në oborret e 110 shtëpive
2 Shkurt 2021 |
08:38
Situata me përmbytjet në zonën e Shkodrës vijon të jetë shqetësuese teksa edhe ditën e martë autoritetet raportuan për përkeqësim të gjendjes.
Të dhënat e raportuara në orën 8:00 flasin për rritje të ndjeshme të nivelit të ujit në njësinë administrative Dajç.
Hidrometri i Dajçit shënoi 6.69 metra, me një rritje prej 9 centimetra, 25 centimetra në vendin e quajtur Urrela të Shirqit në krahasim me një ditë më parë.
Në zonat e përmbytura vijojnë të jenë në gatishmëri mjetet ushtarake, të cilat për rreth katër javë ndihmojnë banorët me orare 07:45-16:00 për të lëvizur.
Sipas të dhënave:
- Janë 1450 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj,Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore);
- Rrugë të bllokuara: Darragjat-Shirq;
- Ka prezencë uji 20 centimetra në rrugën Belaj– Pentar;
- Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2 metra;
- Prezencë uji në oborret e 110 shtëpive;
- Të gjitha zonat kanë energji elektrike, por në disa raste ka shkëputje;
Lexoni gjithashtu:
Përkeqësohet situata e përmbytjeve, Bashkia Shkodër kërkon ndihmë
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta