Premtimet e parealizueshme, ekonomistët komentojnë programet e partive në garën e 14 shkurtit

2 Shkurt 2021 | 15:41

Pandemia ka goditur sektorët jetikë të ekonomisë në Kosovë. Ndërkohë, premtimet e partive vazhdojnë të rrotullohen te projektet me miliona euro dhe hapja e vendeve të reja të punës. Instituti për Studime të Avancuara publikoi raportin e bazuar në të dhënat më të fundit të Administratës Tatimore të Kosovës. Aty paraqiten aktivitetet ekonomike me rënien më të lartë të deklarimit të qarkullimit.

Por nga ana tjetër, ndihmat e Qeverisë, vlerësohet se kanë qenë kryesisht uniforme në të gjitha industritë ekonomike. Kjo ka bërë që në sektorët e goditur të ketë më shumë të papunë dhe njëkohësisht kërkesa për punësim.

“Dyfishimi i numrit për një periudhë kaq të shkurtër i punëkërkuesve të regjistruar është mjaft shqetësues, në anën tjetër edhe nga deklarimit të qarkullimit që bëjnë bizneset në Administratën Tatimore të Kosovës, del që vetëm në tremujorin e parë gjatë vitit 2020 bizneset kanë deklaruar rreth 1 miliard euro më pak qarkullim krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, shprehet Blend Hasaj, hulumtues në GAP.

Me gjithë këtë goditje të pandemisë mbi ekonominë, partitë politike vazhdojnë premtimet për investime miliardëshe. Ekonomistët deklarojnë se këto premtime janë të parealizueshme.

“Fatkeqësisht, pompoziteti i premtimeve elektorale po vazhdon edhe gjatë këtij cikli zgjedhor, por nëse shohim në aspektin historik se çfarë ka ndodhur me këto premtime, atëherë gjasat që pritshmëritë tona të jenë të ulëta edhe kësaj radhe, janë fare mirë të arsyetuara”, thotë Ardian Zeka, drejtor i Odës Ekonomike Amerikane.

Aktualisht shkalla e papunësisë në Kosovë është rreth 30% kurse investimet direkte edhe ashtu të ulëta, kanë pësuar goditje të madhe shkaku i pandemisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026