Kosovë, nis fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit

3 Shkurt 2021 | 07:21

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka certifikuar listat zgjedhore të partive politike në të cilat do t’i hyjnë garës më 14 shkurt.

Në fletën e votimit të Vetëvendosjes mungon numri 1 të cilin e mbante Albin Kurti, që në këto zgjedhje nuk do të mund të garojë.

Lista e VV-së nis nga numri 2 të cilin e mban Vjosa Osmani e cila praktikisht është dhe drejtuesja e listës së Vetëvendosjes dhe pse Albin Kurti insiston se listën e drejton ai.

Vjosa Osmani, prej vitesh ishte pjesë e LDK-së dhe në zgjedhjet e shkuara kandidate për kryeministre e kësaj partie. Në këto zgjedhje ajo garon në listën e VV-së.

KQZ ka miratuar dhe fletën e votimit përmes së cilës qytetarët mund ta votojnë partinë politike, bashkë me deputetët që përfaqësojnë interesat e tyre.

Lista e partive fillon me numrin 111 dhe përfundon më 138. Rrjedhimisht i bie se në garë për t’u futur në Kuvend janë 27 parti politike.

Secila nga partitë politike ka mundësi të garojë me 110 kandidatë për deputetë.

Vetëvendosja në listën e votimit do të mbajë numrin 127.

LDK – 132

PDK – 134

AAK – 135

Nisma social demokrate – 121   

Sot zyrtarisht ka nisur edhe fushata zgjedhore.

Ndryshe nga herët tjera, kjo fushatë për zgjedhje të parakohshme zgjat vetëm 10 ditë.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka vendosur të martën që t’iu mundësojë rreth 103,582 aplikuesve jashtë Kosovës, të drejtë vote, pra të mund të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

 

Lexoni gjithashtu: 

Hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, BE shpreh keqardhjen

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026