Asllan Bajrami tregon arsyet pse do të kandidojë nën siglën e PDK-së
Kandidati për deputet, Asllan Bajrami u shpreh në Euronews Albania se pranoi të kandidojë në këto zgjedhje nën siglën e PDK-së, pasi kjo parti ka një ofertë të qartë për qytetarët.
“Kjo parti ka vizion shumë të qarë, një ofertë më të mirën që mund ta ketë një subjekt politik në këto zgjedhje të jashtëzakonshme. Vlerat e Partisë Demokratike më kanë shtyrë që unë të konkurroj për deputet”, u shpreh ai.
“PDK i ka rrënjët tek Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe në këto vite pas çlirimit dhe pas shpalljes së pavarisë ka pasur edhe probleme. Ajo nuk ka qenë asnjëherë e vetme në qeverisje, normalisht ka edhe probleme të shumta, sa i përket statusit të luftëtare të lirisë dhe veteranëve”, tha ai më tej.
Zoti Bajrami u shpreh se Kosova gjatë qeverisjes së PDK-së ka pasur shumë arritje.
“Ne kemi arritje më të mëdha sa i përket zhvillimit ekonomik të Kosovës në këto dy dekada. PDK ka arritur pagat minimale, pagat për veteranët e luftës”, tha ai.
Në lidhje me kandidimin si deputet ai tha se “tek unë elektorati i Kosovës do të gjejë një përfaqësues të denjë sa i përket problematikave të shoqërisë”.
Lexoni gjuthashtu:
Kosovë, nis fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta