Pëllumb Xhufi për studimin e diktaturës: Ka lënë gjurmë të mëdha, sidomos me shtypjen e opozitës
Më 1 Shkurt u themelua Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike pranë Akademisë së Shkencave një qendër kërkimore – studimore, e cila e nis jetën institucionale me 4 projekte madhore për të cilat është akorduar një fond rreth 100 milionë lekë nga qeveria.
Bëhet fjalë për katër projekte te rëndësishme si: Fjalori i madh i Gjuhës Shqipe, Enciklopedia e shqiptarëve, Histori e letërsisë shqipe dhe Histori e shqiptarëve.
Profesor Pëllumb Xhufi, anëtar i Këshillit Shkencor në këtë qendër se do të punohet për të plotësuar historinë e shqiptarëve ku një vend të veçantë do të zërë dhe periudha e sistemit komunist që zgjati për 50 vite.
“Sistemi diktatorial në Shqipëri që pati 50 vjet jetë sigurisht ka lënë gjurmë të mëdha, ka lënë gjurmë të mëdha, negative padyshim, ka lënë dhe ndonjë gjurmë që ka pasur refleks pozitiv le të themi dhe një nga këto është çështja e represionit politik ndaj atyre që duheshin armiq, kundërshtarë të regjimit. Do të ketë një vend të rëndësishëm padyshim, si të thuash qëndrimi ndaj këtyre shtresave, ndaj intelektualëve ndaj opozitarëve të regjimit. Do të ketë pasqyrim të vuajte dhe internimeve, dhe burgosje të tyre dh të vuajtje të familjeve të tyre. Këto janë fakte që janë në sytë e të gjithëve, por natyrisht që kjo nuk do të jetë një histori e represionit ngushtësisht pa u zgjeruar në fenomene të tjera”, deklaroi anëtari i Këshillit Shkencor.
“Do analizohet ekonomia me ë këqija dhe të mirat e saj, kolektivizimi i sforcuar, politikat e gabuara ekonomike që e sollën vendin në prag të katastrofës. Do të analizohen dhe proceset kulturore, do të analizohen marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë në mënyrë sa më objektive”, përfundoi z. Xhufi.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta