Anëtarësimi i Ballkanit në BE, Cvijić: Francezët jo kundër, problem perceptimi për Shqipërinë
Srđan Cvijić, studiues dhe analist i politikës në fondacionin “Shoqëria e Hapur” në Institutin e Shkencave Humane në Vjenë, komentoi për Euronews Albania studimin e publikuar pak ditë më parë të zhvilluar në Francë ku kundërshtohej zgjerimi i Ballkanit Perëndimor. Sipas tij çështja e zgjerimit nuk lidhet me Francën, por me kundërshtimin sipërfaqësor të Bashkimit Evropian. Ndërkaq Cvijić sqaroi dhe perceptimin e francezëve për Shqipërinë që pozicionohej në fund t֝abelës me Kosovën dhe Turqinë.
Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor është një çështje që nuk ka të bëjë me Francën por me shqetësimin që kanë si pasojë e një kundërshtimi sipërfaqësor. Është ky konstatimi i Srđan Cvijić, një prej autorëve të studimit të zhvilluar në Francë mbi perceptimin ndaj zgjerimit me Ballkanit Perëndimor.
Pyetjes së gazetares Ilva Tare sa i takon perceptimit më pozitiv të francezëve ndaj anëtarësimit të Malit të Zi, eksperti ju përgjigj kështu:
“Shumë nga përgjigjet lidhen me stereotipe të caktuara, ndoshta diskursi në media. Dhe ajo që ne analizuam më thellësisht është korrelacioni mes eksperiencës nga rajoni dhe eksperiencës së të njohurit të njerëzve nga rajoni dhe mbështetja për anëtarësimin e tyre. Është interesante të shohësh se, nëse francezët kishin vizituar rajonin, me gjasa do ta mbështesnin anëtarësimin në BE. Këtu po spekuloj, por ndoshta ka të bëjë me faktin që Mali i Zi është destinacion turistik, por për këtë duhen studime.”
Studimi përcjell dhe një qasje të pjesëmarrësve përfshi dhe disa kundërshtarë të betuar të zgjerimit të cilët pasi panë vendndodhjen e Ballkanit Perëndimor ndryshuan mendim dhe kuptuan anëtarësimi i këtij rajoni do të sillte avantazhe gjeopolitike për Evropën dhe Francën.
“Jam i surprizuar nga kjo dhe këtu do të perifrazoj edhe një nga pjesëmarrësit. Një grua e cila radhitej te kundërshtarët jo të zëshëm, po themi, një grua që ishte kundër zgjerimit, por jo ashpër. Ajo pa hartën dhe tha “si është e mundur që nuk janë ende anëtare? Njerëzit ishin të habitur. Dhe mendoj se kjo ishte tronditëse. Edhe kundërshtarët e zëshëm të zgjerimit do ta pranonin se gjeografikisht, ka kuptim që 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e BE-së,” – tha Cvijić.
Ndiqni intervistën e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 20:26 Tërmeti në Venezuelë, avionë amerikanë me ndihma humanitare zbarkojnë në aeroportin e Karakasit
- 20:04 Njëri prej tyre kishte thyer këmbën, shpëtohen dy turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë (VIDEO)
- 20:01 LIVE- Dita e 28-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:54 Italia dhe Franca kundërshtojnë planin e BE-së për të ndaluar hyrjen e ish-luftëtarëve rusë në bllok
- 19:43 Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:33 Tërmeti në Venezuelë, rritet në 1,430 numri i viktimave. Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit