Andi Koraqi tregon shkaqet e rritjes së infektimeve në Shqipëri

4 Shkurt 2021 | 08:43

Shefi i laboratorit të mikrobiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare, Andi Koraqi, në një intervistë për Euronews Albania tregoi se numri i lartë i të prekurve me COVID-19 në vendin tonë është reflektim i festave të fundvitit dhe grumbullimeve që janë bërë.

Sipas tij shfaqja e vaksinave ka sjellë si rezultat që njerëzit të shmangin protokollet e sigurisë anti-COVID dhe të mos respektojnë masat e marra.

Sa i takon zbulimit të mutacioneve të reja, Koraqi pohoi se Shqipëria nuk ka kapacitetet e duhura për t’i identifikuar variantet e reja të virusit COVID-19.

[
cite_header=Unë nuk di të them nëse mutacionet e reja kanë hyrë ose jo në Shqipëri për faktin se përderisa qarkullojnë në vendet kufitare mund të qarkullojnë edhe në vendin tonë dhe nga pikëpamja klinike është shumë e vështirë t’i dallosh. Nuk kanë asgjë përveç një transmetimi më të shtuar.
cite_author=Andi Koraqi
cite_description=Shefi i laboratorit të mikrobiologjisë në Qendrën Spitalote Universitare
]

Ndër të tjera ai theksoi se rritja e numrit të rasteve duhet parë si një shqetësim duke qenë se mund të ezaurohen të kapacitetet spitalore dhe kjo është pikërisht ajo të cilës i trembemi.

Shefi i mikrobiologjisë nuk la pa përmendur gjithashtu dhe efikasitetin e vaksinave, ku theksoi se në njohuritë e tij AstraZeneca është po aq efektive sa Moderna apo Pfizer.

 

Lexoni gjithashtu:

Infektimet me COVID-19 arrijnë shifra rekord, mbi 1 mijë të prekur në 24 orë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026