Putin sulmon SHBA-të, mbron Iranin: E tmerrshme ajo që po ndodh në Izrael
Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se ajo që po ndodh në Izrael është “e tmerrshme”. Ai u bëri thirrje të dyja palëve që të minimizojnë vdekjet e civilëve.
Duke folur në një konferencë në Moskë, Putin akuzoi SHBA-të për nxitje të tensionit.
“Unë nuk e kuptoj pse Shtetet e Bashkuara po sjellin grupe aeroplanmbajtëse në rajon”, tha ai – duke iu referuar SHBA-së që dërgoi ndihmë ushtarake shtesë në Izrael.
Putin shtoi se sugjerimet se Irani mund të ketë qenë i përfshirë në sulmin nga Hamasi ishin “të pabaza”.
Edhe vetë Irani “festoi” sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, por lideri i tij suprem mohoi të martën që vendi i tij të jetë i përfshirë.
Teherani ka qenë një nga sponsorët kryesorë të Hamasit për shumë vite, duke i ofruar ndihmë financiare dhe armë.
Shumë ekspertë, përfshirë dhe Presidentin e Polonisë kanë sugjeruar se Putin mund të përfitojë nga kriza në Izrael, duke shpresuar se mund të tërhiqte vëmendjen nga lufta në Ukrainë.
Megjithëse Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps tha se nuk kishte “asnjë shans” që Perëndimi të hiqte fokusin nga lufta në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin
- 09:35 Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
- 09:33 Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
- 09:32 Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin
- 09:32 Gilberto Mora, lojtari më i ri titullar në një Kupë Bote për Meksikën
- 09:23 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian
- 09:18 Ditëlindja e pestë në Kupën e Botës, Messi feston 39-vjetorin e lindjes me shokët e skuadrës së Argjentinës