Raporti i OBSH-së: Kanceri i gjirit, lloji më i përhapur i sëmundjes

4 Shkurt 2021 | 13:19

Kanceri i gjirit është forma e përhapur e sëmundjes duke tejkaluar edhe sëmundjen e kancerit të mushkërive.

Në ditën ‘Botërore të Luftës Kundër Kancerit’, OBSH bën me dije se për herë të parë është regjistruar se kanceri i gjirit është sëmundja më e përhapur.

 “Lidhur me llojin e  kancerit më të zakonshëm të këtij viti, ne kemi një zbulim të ri, që për herë të parë, kanceri i gjirit tani përbën lloji më të zakonshëm që ndodh globalisht, i ndjekur nga mushkëritë që historikisht ka qenë shkaku kryesor i kancerit. Dhe së treti, ai kolorektal, i zorrës së trashë”, u shpreh Andere Ilabël, ekspert në OBSH.

Eksperti vuri në dukje se mbipesha tek gratë ishte një faktor i zakonshëm rreziku në kancerin e gjirit.

Ndërsa popullata globale dhe jetëgjatësia rritet, kanceri pritet të bëhet sëmundje më e zakonshëme, duke u rritur në rreth 30 milionë raste të reja në vit në 2040 nga 19.3 milion që u raportua në 2020.

Nga ana tjetër, sipas OBSH edhe pandemia e COVID-19 ka ndikuar në mostrajtimin në kohë të kësaj sëmundjeje, duke u ndalur tek shkaqe të tilla si vonesat në diagnostikim, dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor janë përballur me një stres ekstrem.

Dita Botërore e luftës kundër kancerit shënohet çdo 4 shkurt dhe slogani i vitit 2021 është “unë jam dhe do të jem”.

Ky vit është një kujtesë e fuqisë së qëndrueshme të bashkëpunimit dhe veprimit kolektiv për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të reduktuar stigmën që rrethon sëmundjen, e cila është shkaku i dytë kryesor i numrit më lartë të vdekjeve në botë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dënohen me dhunim me kamzhik në publik dy të rinj në Indonezi, u puthen në TikTok

Dy të rinj në provincën konservatore Aceh të Indonezisë është rrahur publikisht me kamzhik, pasi një gjykatë e Sharias i dënoi ata për shkelje të...
20:31 | 02/07/2026

Polonia: Hungaria i hoqi statusin e refugjatit ish-ministrit në arrati, Zbigniew Ziobro

Polonia njoftoi të enjten se qeveria e re e Hungarisë i ka revokuar statusin e refugjatit një ish-ministri polak në arrati dhe zëvendësit të tij....
20:13 | 02/07/2026

Samiti i NATO-s në Ankara, Zelenskyy kërkon ndihmë për mbrojtjen ajrore 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se shpreson që vendi i tij të marrë ndihmë në mbrojtjen ajrore nga aleatët e tij perëndimorë në samitin e NATO- s javën e ardhshme...
20:03 | 02/07/2026