Farmacistët kërkesë qeverisë për t’u përfshirë në programin e vaksinimit anti-Covid
Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i kërkoi të enjten qeverisë që të përfshijë edhe farmacistët në planin e vaksinimit anti-Covid të punonjësve të shëndetësisë.
Përmes një kërkese drejtuar ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Urdhri i Farmacistëve e konsideron “të pashpjegueshme” që nën një situatë pandemie farmacistët të mos shihen si “kontingjent me risk të lartë infektimi”. Ata vënë në diskutim “ekspertët që kanë hartuar grupin e riskut dhe prioritetit”.
“Farmacistët ishin e vazhdojnë të mbeten në vijën e parë të përballjes me infeksionin COVID-19,” – thekson në kërkesë Urdhri i Farmacistëve, – “për 12 muaj përballje, farmacistët për asnjë moment nuk e patën efektin mbështetës të shtetit.”
Në kërkesën drejtuar qeverisë farmacistët thonë se ata duhen trajtuar njësoj si punonjësit e tjerë të shëndetësisë të cilët përballen me të infektuarit me COVID-19. Ata tregojnë se shumë prej tyre janë infektuar nga virusi dhe të tjerë madje edhe kanë humbur jetën, ndërsa të rrezikuar janë edhe familjarët e tyre.
“Nuk dimë cili është grupi i ekspertëve që ka hartuar listën e profesionistëve me risk më të madh e që duhen vaksinuar më me prioritet, por bindja na thotë se vetëm njohës të mjekësisë ata nuk janë. o të ishte ndryshe, nuk do të shpjegohej ky përjashtim i farmacistëve nga skema e vaksinimit. Ky përjashtim është veç një formë tjetër e shprehjes së vazhdueshme të përçmimit deri në mohim për këtë ekip të bluzave të bardha,” – vijon më tej Urdhri i Farmacistëve.
Farmacitë, bashkë me dyqanet e ushqimeve, ishin të vetmet aktivitete që vijuan punën gjatë mbylljes së plotë në periudhën mars-prill.
Prej 11 janarit qeveria ka nisur programin e vaksinimit, ku sipas ministrisë janë rreth 5,000 punonjës të shëndetësisë prioritet kryesor për t’u vaksinuar të parët.
Prej muajit mars 2020, në Shqipëri janë diagnostikuar rreth 82 mijë raste me COVID-19. Prej tyre 49,500 (60.4% e rasteve) kanë mundur të shërohen, 31,032 (37.8% e rasteve) mbeten ende me mbartje të virusit, ndërsa 1,418 (1.7% e rasteve) janë mbyllur me pasojë vdekjen.
Lexoni gjithashtu:
Andi Koraqi tregon shkaqet e rritjes së infektimeve në Shqipëri
Vaksina ‘AstraZeneca’, shkencëtaret Zalli shpjegojnë efektshmërinë dhe japin detaje për mutacionet
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta