Donald Trump refuzon kërkesën e demokratëve për të dëshmuar në Senat

5 Shkurt 2021 | 08:46

Një këshilltar i Donald Trump ka njoftuar se ish-presidenti nuk do të dëshmojë në gjyqin e tij të shkarkimit në Senat, pas kërkesave të demokratëve për t’iu përgjigjur, nën betim, akuzave për nxitje te turmave të dhunshme që mësynë Kapitolin në janar.

Demokratët thonë se ish-presidenti po shmang mbajtjen e përgjegjësive për veprimet e tij.

Disa orë pasi kërkesa e demokratëve u bë publike të enjten, këshilltari i Trump, Jason Miller, e quajti gjyqin si një “procedim antikushtetues” dhe konfirmoi se Trump nuk do të dëshmonte.

Gjyqi i Trump fillon më 9 shkurt. Ai akuzohet për nxitje të një kryengritjeje më 6 janar, kur disa mbështetës së tij hynë në Kongresin e Amerikës për të ndërprerë numërimin e votave elektorale dhe si pasojë 5 persona mbetën të vdekur.  

Nëse Trump dënohet, Senati mund të mbajë një votim të dytë për të mos-lejuar një kandidim tjetër të tij për president.

 

Lexoni gjithashtu:

Kompania ‘Johnson & Johnson’ i kërkon FDA-së të autorizojë vaksinën e saj

Josep Borrell vizitë tre ditore në Moskë, do të takohet me Sergei Lavrov

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026