”Amerika është kthyer”, Biden njofton ndryshime në politikën e jashtme të SHBA

5 Shkurt 2021 | 08:55

“Amerika është kthyer”. Ka qenë ky mesazhi që presidenti Joe Biden i ka drejtuar botës në fjalimin e parë mbi politikën e jashtme.

Gjatë fjalimit, Biden e ka vënë theksin tek përballja me “ambiciet në rritje të Kinës”, “vendosmërinë e Rusisë” dhe sfidat globale si klima dhe pandemia e COVID-19.

“Amerika është kthyer. Diplomacia është kthyer në qendër të politikës sonë të jashtme. Sikurse e kam thënë në fjalimin e inaugurimit, ne do ripërtërijmë aleancat dhe do të angazhohemi me të gjithë botën jo për sfidat e së djeshmes, por për ato të sotme e të nesërme”, deklaroi presidenti Joe Biden.

Biden foli edhe për qëndrimin e SHBA ndaj luftës në Jemen. Mbi 100 mijë persona kanë vdekur gjatë konfliktit 6-vjeçar dhe miliona të tjerë po vdesin urie apo janë zhvendosur.

“Kjo luftë duhet të marrë fund dhe për të nënvizuar angazhimin tonë do t’i japim fund mbështetjes për operacionet ofensive në Jemen, përfshirë shitjen e armëve”, tha ai.

Biden njoftoi gjithashtu se do të ndalë planet për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania. Atje ndodhen mbi 30 mijë ushtarakë në baza të ndryshme të vendit dhe administrata e mëparshme planifikonte t’i zhvendoste.

 

Lexoni gjithashtu:

Donald Trump refuzon kërkesën e demokratëve për të dëshmuar në Senat

Kompania ‘Johnson & Johnson’ i kërkon FDA-së të autorizojë vaksinën e saj

Josep Borrell vizitë tre ditore në Moskë, do të takohet me Sergei Lavrov

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026